Ambasada ukrainase në Greqi ka marrë një pako të përgjakshme me postë, identike me ato të dërguara tashmë tek diplomatët ukrainas në vende të tjera gjatë javëve të fundit.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Oleg Nikolenko, sipas mediave të huaja.
“Adresa është e njëjtë me pjesën tjetër të zarfeve të dërguara më parë në ambasadat dhe konsullatat ukrainase. Policia greke ka nisur një hetim”, tha Oleg Nikolenko.
/abcnews.al