Ambasadori rus në Britani: Familja mbretërore është këshilluar të mos kontaktojë me ambasadën e vendit tonë

schedule11:41 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 11:41 - 12 Dhjetor, 2022

Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin ka deklaruar se familja mbretërore është këshilluar të mos kontaktojë me ambasadën ruse në Londër. Ai ka deklaruar se anëtarët janë këshilluar të mos kenë kontakte me ambasadën ruse, sipas skynews.

Po ashtu Kelin ka thënë se shumica e politikanëve në Perëndim kanë hequr dorë nga komunikimi me Rusinë, por ai shton se nuk kanë menduar seriozisht për të ardhmen dhe se mendojnë vetëm për politikën e sotme.

“Në fund të fundit, nëse gjërat vazhdojnë kështu, Ukraina do të shndërrohet nënjë shtet të dështuar,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se biznesmenët rusë, duke përfshirë të ashtuquajturit oligarkë që fituan pasuri të mëdha pas rënies së Bashkimit Sovjetik, nuk e konsideronin më Londrën si një strehë të sigurt.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!