Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në lidhje me skandalin që ka prekur Parlamentin Europian. I pyetur se çfarë ka për të thënë për marrëdhëniet me Katarin, por edhe për implikimet, zoti Borrell vuri në dukje se ai nuk është një “gjykatës”.
Lexo edhe: “Stuhi” në Bruksel, arrestohet eurodeputetja greke e akzuar për korrupsion
“Një proces është duke u zhvilluar. Sigurisht që lajmet janë shumë shqetësuese. Jemi përballë disa ngjarjeve, të cilat më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Europian”, theksoi ai.
Ai shtoi se nuk ka asgjë apo ndonjë raport kundër askujt nga Shërbimi Europian për Veprim të Jashtëm apo delegacionet.
“Po ndërmerren veprime nga autoritetet policore dhe gjyqësore. Ne duhet t’i ndjekim këto veprime”, nënvizoi ai. /abcnews.al