Pas asaj penalltie të humbur nga Harry Kane mbrëmjen e shkuar ndaj Francës, tekniku i “tre luanëve”, Gareth Southgate i ka dalë publikisht në mbrojtje sulmuesit shtatlartë, të Tottenham.
Në fjalën e tij Southgate u shpreh se Anglia nuk do të arrinte deri aty nëse nuk do të ishte Kane.
“Ne fitojmë dhe humbasim si ekip, pranuam disa gola dhe humbëm disa raste. Nuk do të ishim. këtu tani sikur të mos kishte qenë Kane”,- u shpreh në deklaratën e tij, tekniku Southgate. /i.m /abcnews.al