Rusia dhe Irani po shkojnë drejt një partneriteti të plotë ushtarak, sipas një deklaratë të zëdhënësit të ëshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby. Ai paralajmëroi se Moska po i ofron mbështetje ushtarake Teheranit, përfshirë furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, helikopterë dhe avionë luftarakë.
Kirby tha se Rusia dhe Irani po shqyrtonin mundësinë e ndërtimit të përbashkët të dronëve, ndërsa Moska po stërvit pilotë iranianë për avionin luftarakë Sukhoi Su-35, me të cilin mund të furnizohet Irani brenda vitit.
“Këta avionë luftarakë do ta përforcojnë forcën ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tyre rajonal”, tha Kirby.
John Kirby tha se diçka e tillë shkel rezolutat e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe se SHBA-ja do të “përdorë mjetet që ka në dispozicion për të ndaluar këto aktivitete”.
/abcnews.al