Presidenti serb AleksandërVuçiç do të takohet pasditen e sotme me homologun e tij francez Macron në Paris. Vucic konfirmoi vizitën surprizë gjatë një konference për shtyp paraditen e së hënës duke thënë se nuk kishte shumë kohë për të biseduar me gazetarët pasi duhej të takohej me Macron.
Takimi nuk është pasqyruar as në axhendën e kreut të shtetit franecz në uebsajtin zyrtar. Në fund të muajit shtator Vucic deklaroi se Macron shumë shpejt do të vizitonte Serbinë./abcnews.al