Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka publikuar si rrallëherë një foto me të bijën, Ginevra. Ato shfaqen në ambientet e shtëpisë, duke dekoruar pemën e Vitit të Ri.
Sakaq, Meloni ka uruar edhe festën fetare të “Konceptimit të Papërlyer”, një festë katolike në Itali, e krijuar nga Papa Piu IX.
“Gëzuar festën e ‘Konceptimit të Papërlyer’ secilit prej jush”, ka shkruar ajo krahas fotos në Twitter.
Buona festa dell’#ImmacolataConcezione a ciascuno di voi pic.twitter.com/1iQEb21Dhs
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) December 8, 2022
Kujtojmë që Meloni, dikur me profesion gazetare, është e martuar prej disa vitesh me Andrea Giambruno dhe së bashku kanë vetëm një vajzë, Ginevrën./abcnews.al