Kristjan Asllani: Dëshiroj vetëm Interin, nuk dua të largohem

schedule10:35 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 10:35 - 8 Dhjetor, 2022

“A e kam kërkuar largimin në janar? Asnjëherë, të gjitha zërat janë të rreme.

Jam i lumtur që luaj për Interin dhe dua të qëndroj këtu. E bëra këtë zgjedhje dhe do ta bëja përsëri. Që në fillim e dija se çfarë më priste tek Inter, e di që është e vështirë të pozicionohesh si titullar në një ekip të madh, por unë nuk dorëzohem dhe dua të qëndroj këtu. Jam shumë i lumtur”.

Kështu është shprehur Kristjan Asllani gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”. Para pushimit të kampionatëve për shkak të Kupës së Botës, përflitej se mesfushori i talentuar shqiptar do të largohej në janar, të paktën me formulën e huazimit për të gjetur më shumë minuta në fushë, por vet djaloshi ka mohuar gjithçka./ h.ll/abcnews.al