Pas rreth 30 minutash, në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja Tirana-Vllaznia, e vlefshme për fitimin e trofeut të Superkupës së Shqipërisë.
Me të dyja ekipet të “etura” për fitore ndeshja pritet të jetë një përballje e nxehtë.
Tirana paraqitet në fushë me “forca” të plota, ku në sulm do të vendosen Patrik dhe sensacioni i këtij edicioni të Superligës, Xhixha. Pas tyre Hasani e Kallakun do të formojnë katërshen e sulmit “bardheblu”.
Vllaznia nga ana tjetër, nuk vjen e plotë dhe tekniku i shkodranëve, Mirel Josa ka improvizuar në këtë sfidë, teksa ka futur në fushën e lojës Gurishtën, pas mungesës së Bulatoviç. /i.m /abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE