Kryeministri Rama i është drejtuar selisë së Partisë Socialiste rreth orës 10.00, menjëherë pasi ushtroi të drejtën e votës më KZAZ-në e zonës ku banon në Surrel.
Tre minuta më vonë ka mbërritur në selinë rozë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë në kërkim të një mandati të dytë Erion Veliaj.
Më pas kanë mbërritur edhe deputetë e anëtarë të kryesisë së Partisë Socialiste, për ta ndjekur së bashku ecurinë e votimeve në mbarë vendin këtë të dielë.
Në mesditë selinë rozë është parë të mbërrijë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Ajola Xoxa me djalin e vogël, për një ndalesë të shkurtër 15 minutëshe. /ABC News Albania 24/7