Rivali i vetëm i Erion Veliajt që kandidon për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranë, nga radhët e partisë Bindjes Demokratike Arben Skënderi thotë se situata deri tani paraqitet e qetë.
Në një komunikim të shkurtër për media, Arben Skënderi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, pavarësisht kandidatit që do të zgjedhin.
“Kam informacione që çdo gjë shkon shumë qetë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje votuesve që ta përdorin instrumentin e votës pa ndikime. Është e rëndësishme që vota sido që të jetë do të ishte mirë që njerëzit ta kenë këtë insrtument ta përdorin. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë”, tha Arben Skënderi./abcnews.al