Përgjimet zbulojnë merkaton e Juventusit, Haaland dhe Donnarumma në listë

schedule14:36 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 14:36 - 6 Dhjetor, 2022

Përgjimet telefonike që u janë bërë drejtuesve të Juventusit gjatë hetimit të Prisma për llogaritë e klubit të Juventusit kanë gjithashtu një tjetër implikim kurioz. Falë telefonatave të përgjuara mes drejtorit sportiv Cherubini dhe Andrea Agnelli, por edhe nga mesazhet e vitit 2019 me Fabio Paraticin, kanë dalë në pah disa nga negociatat e studiuara nga Juventusi në tregun e transferimeve. Në listë për t’u ndjekur ishin Haaland, në atë kohë te Salzburg dhe lojtarët me skadencë për t’u mbajtur nën sy, duke konfirmuar interesin e vërtetë të Zonjës së Vjetër për Gigio Donnarumma gjatë kohës që luante për Milanin.

Nëse Haaland nga Salzburgu, Malen nga PSV, Zaniolo, Tonali, Kumbulla dhe Kulusevski përmenden për lojtarët e rinj për t’u ndjekur, ky i fundit është i vetmi i marrë nga Juventusi.

Një shkëmbim me Tottenham do të kishte çuar De Sciglio në Londër dhe Rose në Torino. Nga ana tjetër, shkëmbimi Emre Can-Leandro Paredes duhet të ishte bërë me PSG-në, duke i vlerësuar të dy në 60 milionë euro. Argjentinasi më pas mbërriti këtë vit në ekipin e Allegrit.

Transferimi i Demiralit te klubi i Juventusit ishte pothuajse i përfunduar në pritje të ofertës nga agjenti i mbrojtësit turk, ndërsa me Manchester United, shkëmbimi i propozuar nga klubi anglez do të kishte sjellë Donny van de Beek te Juventus në këmbim të McKennie, i vlerësuar në 50 milionë euro. Marrëveshja për mesfushorët nuk nuk u konkretizua. /G.D abcnews.al/