Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari 2023. Futbollisti portugez do të bashkohet me një kontratë dyvjeçare e gjysmë me skuadrën e Arabisë Saudite, bën me dije gazeta spanjolle Marca.
Sulmuesi i dha fund kontratës së tij me Manchester United vetëm disa ditë para Kupës së Botës në Katar dhe ishte i lirë të negocionte me çdo ekip.
Pavarësisht pretendimeve se do të kishte klube në Ligën e Kampionëve që do të rreshtoheshin për nënshkrimin e tij, Al-Nassr ishte ai që tregoi më shumë interes që në fillim, edhe pse Cristiano kishte shpresuar të qëndronte në kompeticionin elitar të klubeve evropiane.
Kontrata, përveç tarifës së madhe të nënshkrimit (pak nën 100 milionë euro) shoqërohet me stimuj financiarë nëpërmjet reklamave, të cilat do ta bëjnë portugezin sportistin më të paguar në botë. Vlera totale e kontratës së CR7 me Al-Nassr do të jetë afër 200 milionë euro në sezon.
/abcnews.al