Mbeti i plagosur pasi u ndoq nga policia, i mituri në Greqi ka marrë plumb në kokë

schedule09:50 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 09:50 - 5 Dhjetor, 2022

I mituri rom që mbeti i plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit pas një ndjekjeje nga policia, po ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Hipokratit në Selanik.

Sipas informacioneve, 16 vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi është konstatuar se ka marrë një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit kur Qendra e Veprimit të Menjëhershëm ka marrë një telefonatë për drejtuesin e një makine.

Shoferi pasi mbushi makinën me karburant u largua pa paguar.

Automjeti është pikasur nga policia, por drejtuesi i mjetit nuk është ndalur dhe është larguar me shpejtësi për të shpëtuar.

Më pas nisi një ndjekje dhe në rrugën Aleate, 16-vjeçari tentoi të përplaste makinën e patrullës së EL.AS.

Më pas policia hapi zjarr ndaj të miturit dhe makina u përplas me murin, shkruan protothema.gr. 

I mituri i dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Deri më tani nga policia nuk është bërë e qartë nëse 16-vjeçari ishte i armatosur dhe nëse ishte ai që hapi zjarr ndaj efektivëve./Abcnews.al/