Louis van Gaal: Ajri i kondicionuar tepër i ftohtë, gripi po qarkullon me shpejtësi

schedule12:47 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 12:47 - 3 Dhjetor, 2022

Ajri i kondicionuar tepër i ftohtë brenda ambienteve të stadiumeve vazhdon të jetë një problem tepër shqetësues në Katar. Tekniku i Hollandës, Louis van Gaal, po përballet me këto “probleme” shëndetësore gjithashtu, pasi disa nga lojtarët e tij, po kalojnë një gjendje gripale.

Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes së sotme kundër SHBA-ve, van Gaal deklaroi se gripo po qarkullon me shpejtësi dhe është një shqetësim serioz.

“Nuk dua ta trajtoj këtë çështje, por gripi po qarkullon dhe sigurisht që është një shqetësim. Nuk është prej 15 lojtarësh, është e qartë, kështu që le të ecim përpara”,- tha trajneri i “tulipanëve”, gjatë konferencës. /i.m /abcnews.al