Opozita në shesh ditën që liderët e BE vijnë në Tiranë, Nesho: Protestojmë kundër qeverisë

schedule21:52 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 21:52 - 2 Dhjetor, 2022

Ish-ambasadori Agim Nesho, aktualisht nënkryetar i Partisë së Lirisë, në një lidhje me Skype me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, foli mbi protestën e opozitës e cila do të zhvillohet në 6 dhjetor, pikërisht ditën që liderët e BE vijnë në Tiranë.

I pyetur nga moderatori Xhafo se për kjo protestë në të njëjtën ditë që vijnë liderët e BE, Nesho tha se shqiptarët protestojnë kundër qeverisë.

Sipas tij sot shqiptarët janë të varfër për shkak të kësaj qeverie.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Pse është zgjedhur Shqipëria?

Nesho: Mendimi është që është zgjedhur Tirana, dhe këtu afërisht përshtatem me arsyetim e Kikisë, që është një fokus i BE, i cili pasi ka vendosur që në këtë situatë gjeopolitike ku Ballkani është një nga rajonet më të kërcënuara, nëse do të kemi një ekspansion rus të dytë, sigurisht që rajoni jonë do të jetë rajoni prioritar, pasi rajoni feja, rusët kanë influencat e tyre në Serbi. Në këtë kuptim unë mendoj se kemi një moment tepër pozitiv gjeopolitik sipas Van der Leyen, që duhet të mendohet në mënyrë gjeopolitike. U zgjodh Tirana pasi vetë Tirana dhe Beogradi janë nga ato vende që kanë prodhuar iniciativa alternative që janë anti-europiane si Ballkani i hapur.

Xhafo: Ju po thoni që duke i sjellë Tiranës procesin e Berlinit i thuhet Ramës së Ballkani i hapur ka vdekur?

Nesho: Është shumë i vogël Rama. Ata kanë ardhur që edhe ai nga një protagonist duke sharë në funksion të Ballkanit të hapur, duke bërë copë Europën, 8 deklarata kundër BE-së, duke përfshirë edhe Rusinë, Kinën, Turqinë për shpëtimin e rajonit nga pandemia.

Xhafo: Ambasador, e kritikojmë Ramën sa të doni ju, por që ta disa të vërteta tha. Ishin disa deklarata si për të vënë në sedër BE-në.

Nesho: Unë e kuptoj argumentin tuaj, por ishte dhe paaftësia e qeverisë për të prenotuar te vendet e tjera të Europës Perëndimore, që shihnin kompanitë e tjera për të shpenzuar miliona dollarë për të shpëtuar vendet e tyre, këta u kujtuan në fund. U zgjodh Tirana sepse ishte rotacion, kjo do të vazhdohet. Ndoqa me vëmendje presidentin gjerman që foli në Maqedoninë e Veriut dhe foli p[ër sukseset e jashtëzakonshme pasi vitin tjetër do të drejtojë OSBE-në, këto jaën çështje që vijnë me rotacion.

Xhafo: E pranojmë që është me rotacion. Fakti që do të vijnë krerët e shteteve të BE. Do ketë detyrimisht një prezencë të madhe, a e tërheq vëmendjen nga Shqipëria?

Nesho: Sigurisht.

Xhafo: Në këtë vëmendje të madhe të Shqipërisë a duhej mbajtur protesta në datë 6?

Nesho: Patjetër! Pavarësisht se Shqipëria është zgjedhur nga BE për faktin që Ballkani perëndimor të jetë pjesë e Europës, kjo nuk do të thotë që Shqipëria me këtë problematikë të madhe që ka mund ta meritojë këtë gjë. Një samit që mund të bëhet në Afrikë nuk tregon se ka vëmendje. vetë problematika që do të diskutohet në Shqipëri ka të bëjë me korrupsionin, kibernetikën, dëmet, problematika është e njëjtë. Problemi i protestës e para është legjitime, tremben vetëm diktaturat. Ky është problemi kryesor që ne diskutojmë sot. Prishte ajo që zoti Rama ka frikë, njerëzit protestojnë në Shqipëri.

Xhafo: Pse hezitoi Meta në fillim?

Nesho: Ne jemi PL çdo ditë në protestë, jemi në protestë për të hequr këtë mafie që është në Shqipëri, e cila është arsyeja pse ky popull është i varfër. Është Shqipëria ajo që ka prodhuar skandalet e përmasave botërore, me inceneratorët, me portin e Durrësit.

/Abcnews.al/