Dy punonjës të Bashkisë së Pogradecit janë vënë në pranga nga Policia për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 61 vjeçarin me iniciale S.B. dhe 59 vjeçarin me iniciale G.B. të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme. /abcnews.al