“Do t’i vras burrin dhe do bëj seks me motrën tënde para teje”, dalin kërcënimet shokuese të burrit që vrau ish-gruan shtatzënë në Kosovë

schedule09:23 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 09:23 - 2 Dhjetor, 2022

Detaje të rënda dalin në dritë ditë pas dite për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike nga ish-bashkëshorti i saj.

Mësohet se Sokol Halili ka kërcënuar Hamide Magashin se do t’i vrasë bashkëshortin e motrës dhe do kryej marrëdhënie në prezencën e saj.

Këto ishin fjalët që viktima kishte raportuar tek organet e rendit në korrik të këtij viti, shkruan Kallxo.com.

35-vjeçarja kishte raportuar vazhdimisht dhunë nga ish-bashkëshorti i saj dhe kishte deklaruar se çdo vizitë që kishte bërë tek familja, e kishte bërë me vjehrrën dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.

Ajo kishte thënë se edhe çdo pagë që merrte nga puna e saj në Komunën e Ferizajt e dorëzonte te bashkëshorti, madje paguante edhe gjobat e trafikut.

Hamide Magashi kishte deklaruar disa herë se ishte kërcënuar me armë, pretendime të cilat ishin mohuar nga Sokol Halili.

Në muajin korrik policia kishte bastisur shtëpinë e vrasësit dhe kishte gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas.

Pasi ishte marrë në pyetje në lidhje me armët, ai ishte lënë i lirë me urdhër të prokurorit Rasim Maloku. Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro.

Në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale të kanosjes, rast i cili është duke u trajtuar.

/abcnews.al