Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani më shumë mish nga sa duhet?

schedule20:58 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 20:58 - 1 Dhjetor, 2022

Një dietë e përditshme e bazuar në ekuilibër dhe konsum të moderuar të të gjitha ushqimeve është rruga ideale për një jetë të shëndetshme, por ndonjëherë ndodh që ne të konsumojmë disa ushqime më shumë seç duhet. Ky është rasti kur bëhet fjalë për mishin, ndaj lind pyetja se çfarë ndodh me trupin tonë.

Konsumimi i tepërt i mishit mund t’ju bëjë të lodhur. Mishi është i pasur me proteina që na japin energji dhe pas konsumimit duhet të keni energji, por problemi është se mishi i përpunuar sipas shumë studimeve ndikon në lodhjen mendore dhe nuk ka të njëjtat vlera ushqyese, shkruan abcnews.al.

Konsumimi i tepërt i mishit mund të çojë në ftohje të shpeshta. Mishi nuk përmban vitamina, veçanërisht vitaminën C, më e rëndësishmja për imunitetin tonë, dhe konsumimi i tepërt i tij do të thotë që konsumoni më pak perime dhe fruta, të cilat janë më të rëndësishmet për ruajtjen e shëndetit.

I keq për zemrën

Konsumimi i tepërt mund të dëmtojë gjithashtu zemrën tuaj. Fibra që nuk do të merrni nga ngrënia e mishit i lejon trupit të thithë kolesterolin dhe të mbrojë zemrën tuaj. Nëse hani mish ose edhe më keq mish të përpunuar dhe shmangni ushqime të tjera të shëndetshme, zemra mund të komprometohet seriozisht.

Mund të merrni edhe gurë në veshka, sepse me rritjen e konsumit të mishit të kuq dhe të bardhë, merrni edhe një sasi më të madhe të azotit, i cili krijon kalcium në trup, që më pas përpiqet të dëbohet përmes veshkave por shfaqen gurë të dhimbshëm, që ndonjëherë kërkojnë shtrimin në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!