Presidenti i Republikës duhet ë jetë në moshë. Kështu duhet të jetë kreu i shtetit sipas nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba. Ai ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, i cili i tha se mund të ishte një President i mirë.
Por moderatori nuk ishte i vetmi që ia ka thënë diçka të tillë Bibës, i cili u shpreh se po e merrte me shaka diçka të tillë. Sipas tij presidenti duhet të jetë një person që të vijë në detyrë kur të mos ketë shumë gjëra për të humbur përveç nderit të tij.
Mustafa Nano: Ju mund të ishit një president i mirë.
Denar Biba: Ju jeni personi i katërt që po ma thoni brenda dy javëve dhe kjo gjëja po teprohet. Po ua them të gjithë miqve mos e teproni.
Mustafa Nano: E kanë thënë me shaka?
Denar Biba: Natyrisht me shaka.
Mustafa Nano: Unë e thashë me të vërtetë.
Denar Biba: Le ta lemë, unë po e marr me shaka. Unë gjykoj se një president i mirë në Shqipëri, ose ndoshta nga eksperiencat, zoti Moisiu ëhstë një eksperiencë e shkëlqyer gjykoj duhet të jetë pak në moshë. Kur të mos ketë shumë gjëra për të humbur përveç nderit të vet./abcnews.al