Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka marrë një zarf të ngjashëm, me atë që shkaktoi një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Pajisjet i janë dërguar gjithashtu një prodhuesi armësh në veri të vendit dhe një bazë e forcave ajrore në periferi të kryeqytetit spanjoll.
Mësohet se kjo letër ka mbërritur më 24 nëntor -dhe policia është ende duke analizuar përmbajtjen.
Rikujtojmë se ditë e djeshme rreth orës 13:10 ndodhi një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Një punonjës i ambasadës ka hapur zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv. Personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën dhe është shtruar në spitalin Nuestra Senora de America.
Ambasada e Ukrainës në Madrid është mbyllur deri në një njoftim të dytë dhe policia spanjolle po heton vendin e ngjarjes.
/abcnews.al