Ndërsa ka nisur zyrtarisht dimri, gati 6 milionë njerëz në shumicën e rajoneve të Ukrainës vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike, tha në një deklaratë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sipas The Guardian.
Sipas autoriteteve ukrainase, nëntë persona janë vrarë, pasi kanë thyer rregullat e sigurisë në përpjekje për të ngrohur shtëpitë e tyre, duke u goditur pas sulmeve ruse në objektet e energjisë.
“Vetëm ditën e fundit ka pasur 131 shpërthime në Ukrainë, 106 prej tyre në sektorin e banesave. Nëntë persona vdiqën, tetë u plagosën”, tha shërbimi i urgjencës.
/abcnews.al