Nuk do të jepen më lëmosha, por do të financohet suksesi. Kjo do të ndodhë në sektorin bujqësor vitin që vjen sipas kryeministrit Edi Rama.
Rreth 2.6 miliardë lekë nga skema kombëtare dhe 93 mln euro nga projekti IPAR i Bashkimit Europian parashikohet të lëvrohen për të mbështetur bujqësinë vitin që vjen. Shifrat u prezantuan në konferencën kombëtare për bujqësinë.
“Kemi humbur shumë vite duke subvencionuar modestish fonde riciklimin e prapambetjes dhe duke mos mbështetur ato pika kyçe që vetë përpjekja për sukses ka krijuar në territor.
nëse shohim thjesht fondet e pushtetit jemi larg nëse i referohemi edhe burimeve alternative i kemi të gjitha, por këto kanë nevojë për dije dhe kapacitet që garantojnë.”
Se çfarë kriteresh duhet të plotësojnë fermerët për të përfituar nga këto fonde e shpjegoi Ministri i Bujqësië Dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.
kryeministri Edi Rama premtoi se këtë mandat qeverises do të zgjidhet përfundimisht çështja e titujve të pronësisë mbi tokën, do të mbyllet procesi Ii ujitjes dhe kullimit ndërkohë që do të avancohet në një projekt të ri për mbrojtjen e tokës.
Sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rreth 100 mijë hektarë tokë presin të futen në skemën e ujitjes, ndërkohë që është procesi i kullimit ka përfunduar në 190 mije hektarë ndërsa ai i ujitjes në 225 mijë. /abcnews.al