Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: 30 qershorin nuk e luan as topi

schedule11:20 - 28 Qershor, 2019

schedule 11:20 - 28 Qershor, 2019

Kryeministri u shpreh i bindur se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, pavarësisht dekretit të Presidentitn Ilir Meta i cili i shtyu në 13 tetor. Duke folur në fushatën përmbyllëse në Himarë, kryeministri theksoi se dekreti nuk i e ndryshon votimin e të dielës.

“30 qershori është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur gjithë opozitën dhe jo më ta luajë dekret pas dekreti i baba Xhikes që më kishte çuar edhe një letër dashurie mbrëmë që ma çoi pasi u dogj KAZAZ në Vaun e Dejës dashuri me kod: Reflekto Edi se e shikon se ç’po ndodh dhe kujtonte dhe Ramiz Alinë që i shtyu zgjedhjet, por Ramiz Alia e kishte gjithë popullin në rrugë ishte gjithë shqiptaria e ngritur për të ndryshuar sistemin. Kështu si erdhi puna edhe Ramiz Alia na del në burrë shtetit, por këtu cili popull është ngritur për të shtyrë zgjedhjet?, populli i atyre familjarëve të kreut të bashkisë së Vaut të Dejës apo i punonjësve bashkiakë që i mori në qafë një hileqar e i pabesë, një burrë që nuk e meriton të quhet i tillë që vetë pi raki dhe njerëzit e tij i çon në burg”. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!