Një vit nga rrëzimi i urës “Morandi” në Genoa, autoritetet italiane kanë shembur pjesën e mbetura. Me qëllimin për të ndërtuar një urë të re, prishja e strukturës së mbetur nisi sot rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm. Ndërsa më parë autoritet lokale kanë evakuuar nga zona rreth 4000 banorë.
Sipas mediave pjesët e mbetura u hodhën në erë duke i vendosur eksploziv nëpër këmbët e urës. Zjarrfikës dhe autobote ishin në gatishmëri përreth perimetrit për të parandaluar përhapjen e pluhurit. Kurse rrugët ishin mbyllur në një rreze prej 300 metrash, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ndërsa kujtojmë se një vit me parë si pasojë e shembjes së urës humbën jetën 43 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë./abcnews.al