Në shtator u raportua se Chelsea ishte shumë pranë nënshkrimit të një parakontrate me sulmuesin francez, Chrisopher Nkunku.
Gjatë asaj kohe, u zbulua se bomberi i Leipzig kishte kryer në mënyrë të fshehtë vizitat mjekësore me ekipin anglez.
Sot, gazetari i njohur italian dhe jo vetëm, Fabrizio Romano, raportoi se Chelsea ka përparuar kontaktet me Nkunku. Chelsea ka gati marrëveshjen me Leipzig, ku të dyja klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Blutë e Londrës janë në proçes të pagesës së klauzolës së tij, e cila është pak më shumë se 60 milionë euro.
Marrëveshja do të marrë jetë në qershor të vitit 2023./ h.ll/abcnews.al
Chelsea are closing in on Christopher Nkunku deal. Medical already done as reported in September, agreement in place with Leipzig for more than €60m clause/easier payment terms. ?? #CFC
Long term deal agreed starting from June 2023.
Time to sign contracts then… here we go. pic.twitter.com/ByZKO5vlb9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 28, 2022