Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus do të nëshkruajë me Nico Williams në janar

schedule14:36 - 28 Nëntor, 2022

schedule 14:36 - 28 Nëntor, 2022

Juventusi dëshiron të nënshkruajë me Nico Williams nga Athletic Bilbao në merkaton e janarit.

Sezoni i dobët i ‘Zonjës së Vjetër’ tregon nevojën urgjente për përforcime me AS që raporton se anësori 20-vjeçar është objektivi i tyre i parë i transferimit. Max Allegri po harton një treshe sulmuese me Vlahovic, Chiesa dhe spanjollin me rrënjë ganeze për ta plotësuar ofensivën.

Williams po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me 4 gola dhe po aq asistime në 15 paraqitje për Bilbaon, ndërsa ka rënë në sy në formacionin e tij në Kupën e Botës, ku madje është paraqitur në të dyja ndeshjet e grupit si zëvendësues.

Vlera në treg e futbollistit aktualisht arrin në 25 milionë euro. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!