Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këmba e dëmtuar e Neymar

schedule21:24 - 26 Nëntor, 2022

schedule 21:24 - 26 Nëntor, 2022

Fitorja e brazilianëve ndaj kombëtares së Serbisë la shije të hidhur te trajneri Tite dhe një numër i madh i tifozëve, para së gjithash për shkak të lëndimit të Neymar.

Lojtari më i mirë ka marrë goditje të rënda gjatë gjithë ndeshjes dhe një duel ka qenë fatal për kyçin e këmbës, pas së cilës është dashur të largohet nga loja.


Dy ditë pas ndeshjes me Serbinë, Neymar ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të këmbës, e cila është ende shumë e fryrë, që do të thotë se ai definitivisht nuk do të jetë aty kundër Zvicrës.

Pyetja e madhe është se kur do të rikthehet në fushë futbollisti i Paris Saint-Germain, por duket se do të ketë nevojë për të paktën dhjetë ditë pushim. /G.D abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!