Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, i cili pritet të takohet me Volodymyr Zelensky-n.
De Croo u mirëprit nga Zelensky, përpara bisedimeve mbi situatën në lidhje me infrastrukturën e Ukrainës dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare.
“Pas bombardimeve gjatë ditëve të fundit, ne jemi pranë popullit të Ukrainës. Më shumë se kurrë më parë,” tha De Croo.
Belgjika premtoi 37.4 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën, njoftoi agjencia e lajmeve Belga.
/abcnews.al