Pas dekretimit të datës së re për zgjedhjet lokale, ku Presidenti Ilir Meta në një deklaratë tha se do jetë 13 Tetori, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili duket se e priste këtë vendim. Megjithatë, Kryeministri shprehet i vendosur që zgjedhjet t’i zhvillojë në datën e përcaktuar, 30 Qershor.
“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”, thotë Rama në një reagim në Twitter./abcnews.al


