Kremlini: Ukraina mund t’i japë fund vuajtjeve të civilëve nëse përmbush këto kërkesa

schedule14:14 - 24 Nëntor, 2022

schedule 14:14 - 24 Nëntor, 2022

Kremlini ka deklaruar se Kievi mund t’i japë fund vuajtjeve të popullsisë së tij duke përmbushur kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin. Forcat ruse bombarduan ditën e djeshme Ukrainën, duke lëshuar 70 raketa. 10 persona humbën jetën dhe miliona mbetën pa energji elektrike, sipas skynews.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet se si ukrainasit mund t’i japin fund vuajtjeve të civilëve të Ukrainës.

“Ukraina ka çdo mundësi për ta rikthyer situatën në normalitet, ka çdo mundësi për të zgjidhur situatën në mënyrë të tillë që të përmbushë kërkesat e palës ruse dhe, në përputhje me rrethanat, t’i japë fund të gjitha vuajtjeve të mundshme në mesin e popullatës,” tha ai.

Rikujtojmë se në mars, Moska i dërgoi Ukrainës një listë me kërkesa për të ndaluar pushtimin:

1-) Ukraina duhet t’i japë fund aksionit ushtarak.

2-) Ukraina nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s ose BE-së.

3-)Ukraina duhet ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe Luhansk dhe Donetsk si shtete të pavarura.

Ukraina ka shumë pak gjasa t’i përmbushë këto kërkesa dhe aleatët perëndimorë kanë thënë vazhdimisht se Kievi nuk duhet të ulet para Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!