Kozeta Kurti zbulon padashur se do të martohet së shpejti, kur do të mbahet dasma

schedule07:46 - 24 Nëntor, 2022

schedule 07:46 - 24 Nëntor, 2022

Kozeta Kurti ka zbuluar se do t’i japë fund beqarisë. Komenti që gazetarja bëri gjatë gjysmëfinales së dytë të festivalit “Kënga Magjike”, e nxori zbuluar atë. Mjaftoi kjo deklaratë e daj që moderatori Ardit Gjebrea t’i ‘rrëmbente’ konfirmimin se gazetarja do të martohet korrikun e ardhshëm.

Pjesë nga biseda:

Kozeta Kurti: Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…

Ardit Gjebrea: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në Korrik?

Kozeta Kurti: E kemi.

Ardit Gjebrea: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në Korrik do kemi dasmë!

Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thosha. Jeshile për dasmën, më falni për Albin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!