Berisha zbulon çfarë foli me Metën në takim: Kemi frymë të plotë mirëkuptimi

schedule16:31 - 23 Nëntor, 2022

schedule 16:31 - 23 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetin e kësaj partie, Petrit Vasili.

Lexo edhe: Aksioni opozitar, Ilir Meta dhe Petrit Vasili i shkojnë Berishës në seli

Berisha thotë në një postim në “Facebook” se me Metën ka folur për koordinimin e përpjekjeve të dy forcave politike në mbrojtje të interesave të qytetarëve, bashkëpunimin elektoral, parlamentar dhe në fushat e tjera.

“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe deputetin e kësaj partie, Dr. Petrit Vasili. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”, shkruan Berisha.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!