Manchester City në pritje të vendimit të UEFA-s

schedule13:40 - 26 Qershor, 2019

schedule 13:40 - 26 Qershor, 2019

Skuadra e Manchester City është në pritje të vendimit të UEFA-s ku rrezikon përjashtimin me një sezon nga kupat e Europës për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar.

Manchester Siti do të njihet së shpejti me vendimin e UEFA për shkeljen e fair play financiar. Sipas Daily Mail, skuadra kampione e Anglisë pritet të përjashtohet me një vit nga kompeticionet europiane.  Vitin e kaluar u publikuan disa emaile që buronin nga Futboll Liks, të cilat tregonin kontrata sponsorizimi me kompaninë ajrore të Emirateve, Etihad për të fshehur investimet e drejtpërdrejta të pronarit të klubit, sheikut Mansur. Në një email është zbuluar një kontratë sponsorizimi me vlerë prej 67 mln paund mes skuadrës së Manchester Siti dhe Etihad për sezonin 2015-16. E vërteta është se vetëm 8 mln paund kanë kaluar nga llogaria e kompanisë së fluturimit pasi pjesa tjetër vinin nga grupi Abu Dabi Unired, nën pronësinë e Presidentit të Manchester Siti.  Sipas institucionit më të madh futbollistik në Europë, anglezët kanë thyer rregullat e fair play financiar duke shpenzuar përtej limitit si dhe është tentuar shmangia e kontrollit financiar. Manchester Siti e ka dërguar çështjen në KAS pasi beson në pafajësi. Nëse Siti përjashtohet me një vit nga kupat e Europës, do të kualifikohet direkt në Champions skuadra e renditur në vendin e pestë në kampionat që është Arsenal. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!