Skuadra e Arabisë Saudite bëri bujë në startin e Botërorit, duke mposhtur 2-1 Argjentinën në turin e parë të fazës së grupeve. Me këtë rast, mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud i Arabisë Saudite e shpalli të mërkurën festë publike. Kjo u bë e ditur zyrtarisht.
Kështu i gjithë vendi do të mund të festojë një fitore kaq të rëndësishme të kombëtares.
Tani kombëtarja e Arabisë Saudite do të përgatitet për ndeshjen e Kupës së Botës 2022 kundër Polonisë. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën e ardhshme, më 26 nëntor. Dhe katër ditë më vonë, sauditët do të luajnë me kombëtaren e Meksikës. /G.D abcnews.al/