Në Dibër, prej më tepër se një jave është krijuar një konflikt midis drejtuevse të mjeteve që kanë kryer ndër vite transportin e udhëtarëve drejt Tiranës, me shoqërinë e re të autobuzëve që është futur në linjë. Ata kanë dalë të papunë dhe për këtë arsye kërkojnë zgjidhje.
Në ditën e tetë të protestës. Por nuk kanë zgjidhur asgjë. Shoferët e autobuzëve të Dibrës bllokojnë terminalin drejt Tiranës. Ata nuk lejohen të kryejnë transportin e udhëtarëve pasi në vend të tyre shteti ka licensuar një shoqëri autobuzësh. Por protestuesit akuzojnë se kjo shoqëri ka hyrë në treg duke falsifikuar licensën.
Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i pronarit të shoqërisë. Ai thotë se posedon licensë të rregullt dhe ka mjetet e nevojshme për të plotësuar oraret e udhëtarëve.
Megjithatë, në Dibër duket se protesta e shoferëve të furgonëve që prej vitesh kanë bërë transportin e udhëtarëve drejt Tiranës, po kthehet në problem serioz. Çdo ditë ata bllokojnë terminalin dhe kërkojnë që dikush të ndërhyjë që ta të rinisin aktivitetin e tyre./abcnews.al