Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Kim shpreh pikëllimin e saj dhe ngushëllimet për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre.
Mes të tjerash Ambasadorja Yuri Kim shkruan se ambasada mbetet e gatshme të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.
“Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.”
/abcnews.al/