Qëllimi i operacionit ushtarak rus në Ukrainë nuk është të provokojë ndryshimin e regjimit në Kiev.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse.
“Rusia po përpiqet të arrijë qëllimet e saj të operacionit ushtarak special dhe këto synime mund të arrihen në mënyra të ndryshme,” u tha Peskov gazetarëve të hënën.
CNN e pyeti Peskovin për komentet e bëra nga senatori rus Konstantin Kosachev, i cili tha se një normalizim i marrëdhënieve me Ukrainën mund të ndodhte vetëm nëse do të kishte “ndryshim të regjimit”.
Por Peskov mohoi deklaratat duke thënë se diçka e tillë nuk ishte qëllimi i Moskës.
/abcnews.al