Një krim i rëndë ndodhi në Babicë të Vlorës. Burri masakroi gruan e tij me levë dhe dyshohet që këtë e bëri për shkak të xhelozisë.
Burrë e grua sapo ishin ulur për drekë kur mes tyre nisi sherri. Djali i çiftit po punonte në servis, pronë e familjes. Kurse vajza nuk ndodhej në shtëpi.
Lavdosh Sulo, 56 vjeç, goditi për vdekjen bashkëshorten e tij 44-vjeçaren Laureta Sulon, e cila ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Fillimisht me sepatë, më pas me një levë hekuri. Mjekët panë një grua të masakruar në kokë dhe në fytyrë.
Ishte autori ai që njoftoi policinë, por pa treguar pse e vrau. Ai u arrestua në vendin e ngjarjes, pa bërë rezistencë. Fqinjët dhe kushërinjtë dhanë kujën. Vëllai viktimës kur mori lajmin u trondit në mes të rrugës.
Në fshatin Babicë të Vlorës, banorët i dinë konfliktet mes çiftit Sulo. Ata shpesh kishin patur debate për xhelozie. Një dëshmitar në e vendin e ngjarjes i tha ABC Neës, se vetëm pak kohë më parë, një i afërm i autorit kishte tentuar të shtinte me armë drejt personit që dyshohej për lidhje me 44-vjeçaren. Vetë Lavdosh Sulo ishte proceduar vite më parë për dhunë në familje.
Ngjarja brenda në shtëpinë e e Sulove alarmoi banorët. Çifti nuk kishte probleme ekonomike, por ata ishin dëshmitarë për debatet si shkak të xhelozisë./ABC News Albania 24/7