Arratiset nga burgu në Uruguaj bosi mafioz

schedule12:00 - 25 Qershor, 2019

schedule 12:00 - 25 Qershor, 2019

Arratiset nga infermieria e burgut në Uruguaj bosi mafioz Roko Morabito. 53 vjeçari priste ekstradimin në Itali ku është dënuar me 30 vjet burg.

Bosi mafioz kalabrez Roko Morabito është arratisur nga burgu qendror i Montevido në Uruguaj ku ishte në pritje të ekstradimit në Itali. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Brendshme e vendit amerikano jugor. Morabito 53 vjec u arrestua në një hotel të Montevidos në vitin 2017 pas 23 vitesh në arrati.

Në fund të muajit mars të këtij viti një gjykatë penale e apelit konfirmoi autorizimin e ekstradimit në Itali. Sipas asaj që bëhet e ditur, Morabito i dënuar në Itali me 30 vjet burg, ishte shtruar në infermierinë e burgut së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij

Ai u përpoq në çdo mënyrë të shmangte transferimin e tij në Itali, duke ofenduar dhe gjykatësin në sallën e gjyqit në mënyrë që të pezullohej seanca. Autoritetet uruguaiane kanë vënë alarmin në gjendje kombëtare duke vendosur në dispozicion dhe një numër telefoni për të gjithë ata që do të kenë informacione të vlefshme. /ABC News Albania 24/7