Gazetari Sokol Bregu i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, duke folur shpjeguar arsyet se pse kriminelët shqiptarë fshihen ën Dubai, tha se kjo vjen pasi nuk ka një marrëveshje ekstradimi.
Sipas Bregut në rast se këta shtetas shqiptarë që fshihen në Dubai do të arrestoheshin aty për ndonjë krim, vetë këta kriminelë do të kërkojnë ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi këtu e kanë të lehtë se dalin lehtë.
“Këta kriminelët shqiptarë nuk arrestohen asnjëherë për krimet që kanë kryer këtu, por vetëm për ato që kanë bërë në Europë, sepse kërkohet ekstradimi i tyre, dhe këtu SPAK thotë s’kam çfarë të bëj, por kur vjen puna për në Shqipëri nuk çojnë dot një letër nga Tirana në Shkodër apo Elbasan. Nëse kriminelët shqiptarë do të arrestohen në Dubai, atëherë ata vetë do të kërkojnë ekstradimin në Shqipëri, sepse këtu dalin shumë kollaj”, tha Bregu.
/Abcnews.al/