Funerali i gjyshit fut në borxhe shqiptarin

schedule11:15 - 25 Qershor, 2019

schedule 11:15 - 25 Qershor, 2019

Një i ri shqiptar i dënuar për prodhim kanabisi në Alfreton Road, Nottingham, Britani kërkon që të depërtohet drejt Shqipërisë. Avokati i 27-vjeçarit tha se klienti i tij G. Xh. ka pasur një rol të vogël dhe kërkesa e tij e vetme është të kthehet në Shqipëri.

Policia kishte shkuar të bënte kontrolle rutinë për një rast vjedhje, kur zbulon një fabrikë kanabisi. Në një banesë efektivët gjetën 428 bimëve, ku nga shitja e tyre do të përfitohej nga 100 000 deri në 300 000 euro.

Gjatë bastisjes së policisë kishin qenë tre djem, të cilët kishin dalë nga ana e pasme e banesës ku dy prej tyre arritën të arratiseshin ndërsa njëri ra në pranga të policisë.

I vetmi që u kap ishte G. Xh., një emigrant shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britani nga ana e pasme e një kamioni.

Ai si fillim kishte punuar në një lavazh makinash dhe më pas si kopshtar në një ndërtesë me kanabis ku kujdesej për lëndën narkotike.

Ai kishte për të shlyer një borxh prej  4.000 dollarë, pasi kishte për të paguar funeralin e gjyshit të tij.

Prokurori Jonathan Straw, tha se G.Xh., i cili ishte asistuar nga një përkthyes shqiptar në bankën e të akuzuarve, ishte i pajisur me dokumentacione me emra të rremë.

“Njëri dokumentacion ishte italian”, tha Straw. Sipas tij është pranuar se roli i shqiptarit ishte ai i kopshtarit, por akoma nuk është provuar nëse ai ishte i detyruar nga presioni dhe kërcënimet që të punonte aty.

Ai ndër të tjera theksoi se shtëpia dykatëshe me xhama ishte kthyer në “një fabrikë e rëndësishme për prodhimin e kanabisit”.

Bimët ishin “të gjitha fazat e pjekurisë”, tha ai, dhe dhomat ishin rresht, ndriçimi ishte i bollshëm dhe për të ndihmuar rritjen e bimëve dhe kopshtarët i ujisnin.

27-vjeçari me qëndrim në Alfreton Road, sipas avokatit të tij, Steve Gosnell,  “kryerjen e një funksioni të kufizuar”, dhe shtoi se klienti i tij “vetëm dëshiron të kthehet në Shqipëri”.

Gjykatësi James Sampson e ka dënuar shqiptarin me 20 muaj burg.

“Nëse është e përshtatshme për ta bërë këtë, unë kërkoj deportim”,  tha 27-vjeçari nga banka e të akuzuarve./abcnews.al