Një 42-vjeçar në fshatin Senes të Divjakës ka humbur jetën pasi i është përmbysur zetori. Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale B.M.
Sipas policisë, viktima humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe u rrëzua në kanalin në anë të rrugës. Fatkeqësisht 42-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor i policisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al