Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Mjeti bujqësor përmbyset në Lushnjë, humb jetën 65-vjeçari

schedule20:52 - 17 Qershor, 2026

schedule 20:52 - 17 Qershor, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku ka humbur jetën 65-vjeçari Besnik Hasalla.

Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke punuar në pronën e tij të mbjellë me ullinj, në një zonë kodrinore me terren të pjerrët, kur mjeti bujqësor me frezë i ka dalë nga kontrolli gjatë zbritjes.

Për shkak të pjerrësisë së terrenit, mjeti është përmbysur dhe ka zënë poshtë drejtuesin, i cili ka ndërruar jetë në vend.



Në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Burime hetimore bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e terrenit të vështirë.

Ky është rasti i tretë fatal me mjete bujqësore në Lushnjë gjatë dy muajve të fundit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e fermerëve gjatë punës në terrene të vështira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!