Forcat e NATO-s të vendosura në Letoni kanë zhvilluar një stërvitje të rëndësishme gjatë ditës së djeshme në zonën përreth duke qëlluar edhe me armë të vërteta kundrejt forcave “armike”.
Sipas faqes në Facebook të komandës së këtyre forcave, ku bën pjesë edhe një ekip EOD nga Shqipëria, forcat e blinduara kryen një aksion të rendësishëm gjatë ditës së djeshme duke “identifikuar dhe neutralizuar” mjetet ushtarake “armike”.
NATO është në një konflikt të hapur me ushtrinë e Putinit pas sulmit të këtyre të fundit.
Edhe pse nuk jemi në luftë direkte, është e qartë se “armiku” është në fakt Rusia dhe forcat e NATO-s janë stërvitur pikërisht për “identifikimin dhe neutralizimin” e mjeteve ushtarake ruse, në një shtet kufitar me Rusinë, siç është Letonia. /abcnews.al