Fjoralba Ponari dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të ngushtë dhe shumë ndjekës. Kjo e fundit ka qenë mjaft e komentuar për romancën me Dj Dagz dhe sidomos për bebushin që presin të vijë në jetë. Dhe duke ditur miqësinë që moderatoret kanë, ndjekësit nuk ngurojnë t’u bëjnë pyetje.
Së fundmi, Fjoralba ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit në Instagram, ku njeri prej tyre e ka pyetur se çfarë dhurate ka menduar për djalin që po pret mikesha e saj..“E mendoj çdo ditë dhe më duket sikur asgjë që më vjen në mendje nuk mjafton”, është shprehur ajo duke treguar se është e pavendosur.