Bënin “kërdi” me vjedhje në Portugali, dy shqiptarë të arrestuar, i treti u grabit makinën policëve dhe zhduket

schedule10:05 - 16 Nëntor, 2022

schedule 10:05 - 16 Nëntor, 2022

Banda shqiptare që i vodhi një makinë dhe armë policisë portugeze GNR-së, do të dalë parë drejtësisë. Një nga tre sulmuesit e arratisur në Spanjë me makinë policie dhe me armë, do të gjykohet nga e premtja e ardhshme në Braga me masa të forta sigurie.

Siç raporton JN, dy nga tre anëtarët e bandës u arrestuan, në Vila Nova de Cerveira, natën e 24 shkurtit të këtij viti, në një operacion të GNR në Braga dhe Grupit të Ndërhyrjes së Operacioneve Speciale të GNR-së, ndërsa i treti vodhi një nga makinat e policisë, me automatik dhe pistoletë, duke ikur në Galicia.

Armët dhe makina u gjetën të nesërmen nga Guardia Civil, por i dyshuari shqiptar Desard Marku mbetet i arratisur. Dy të dyshuarit e tjerë, Edi Gjonaj dhe Artur Zisko, të dy në paraburgim, do të gjykohen për bashkim kriminal, vjedhje të rëndë dhe falsifikim dokumentesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!