Përplasja me Ramën dhe misteri i Martinaj! Klodiana Lala i thotë të gjitha

schedule19:01 - 15 Nëntor, 2022

schedule 19:01 - 15 Nëntor, 2022

Të qenurit një gazetare investigative e nivelit të Klodiana Lalës bën që të përballesh me personazhe të rëndësishëm të politikës apo dhe të gjendesh edhe në raste të vështira, por që mund të jenë lajme e ngjarje të vitit. Lala zbuloi në emisionin e pasdites me Ermal Peçin se i kanë ardhur oferta për tu bërë pjesë e politikës:

“Para disa kohësh mora një ofertë për të hyrë në politikë, edhe mund të isha sot në Parlament. S’kam për ta bërë publike nga kush forcë erdhi dhe personit, i cili më bëri ofertën, ju përgjigja shumë shkurt: ky është një kostum i pisët që nuk bën për mua.”

Gjatë bisdës Ermali e pyet për zhurmën që pati përballja e saj me kryeministrin Edi Rama dhe 1.3 milionë klikimet që kjo video ka marrë në YouTube.

“Ne kemi qenë bashkë me Artan Hoxhën, kolegun dhe mikun tim, natën përpara se të përballeshim me kryeministrin tek Opinioni ku na u tha publikisht që ne do të ishim. Mua më kapi një krizë e tmerrshme migrene dhe nuk e mora veten gjatë gjithë orëve që pasuan. Sepse unë nuk isha përballur kurrë me të, nuk e dija mënyrën se si sillej. Aty po diskutohej operacioni forca e ligjit që sot me plot krenari dhe falë një investigimi që kam bërë tek BIRN u konfirmua ajo çka unë kisha dyshuar që në krye të herës, dhe isha e irrituar për mënyrën se si po na e shisnim ne një gjë nuk kishte të bënte fare me realitetin.

Kur po bëhesha gati shkova ke rafti i rrobave dhe s’dija çfarë të vishja, kisha veshur aq shumë, i kisha përdorur dhe thashë ‘çfarë mund të vesh unë në përballje me Kryeministrin’. Nëse unë vesh një veshje me ngjyra, njerëzit nuk e di si do e presin. Bëra një debat me veten dhe vendosa të vishem bardhë e zi. Zbres për tek makina ime dhe lidh rripin, më vjen një sms nga familja ime. Sot të ka skaduar siguracioni i makinës. Mos thashë tani do më kapi policia dhe do thotë kjo do shkoj të përballet me Kryeminstrin. Dhe unë isha një zonjë që kishte shkel ligjin, s’ia lejoj vetes.

Dhe marr një mikeshën time që punon në një kompani sigurimesh dhe i them të ma bëj. Një muaj më pas kam pasur një dhimbje të tmerrshme koke. Disa që thoshin bravo kjo e vuri Ramën me shpatulla pas murit, disa të tjerë që thoshin ja Rama këtë e ka fyer etj. Në atë debat të ashpër jam përpjekur ta respektoj pozicionin e Kryeministrit, të mos e fyej në asnjë moment se mund të të vij nga shpirti kur dikush të të thotë ‘je kazan, je motorr vetëm jep dhe nuk merr’.

Të vë nën presion, mund të të dal nga shpirti ‘ore unë jam një njeri, nënë e dy vajzave, në fund fare kam ardhur jo me eskortë si puna juaj, por me makinën time pasi kam gatuar në shtëpi, kam larë fëmijët, pasi kam bërë dy tre kronika’. Një këshillë e mikut tim që më tha Klodiana duhet të jesh shumë korrekte, nuk duhet ta citosh, dhe nëse beson se je e drejtë në atë çfarë thua mos u tërhiq. Por që paska shkuar 1,3 milionë klikime këtë nuk e dija”.

Dosja Martinaj është një tjetër ngjarje për të cilën Klodiana tregon se kur e ka marrë lajmin nga burimi i saj ishte me pushime, dhe kishte shkuar brenda dy orëve të takohej me të për të mësuar për rastin e Ervis Martinaj.

“Kam qenë autori i lajmit të parë. Unë kam qenë në Tiranë në fakt sepse isha me pushime, burimi që ka marrë më tha ke lajm. I them më lër sepse jam pushim. Po jam i sigurt tha që ky do të jetë lajm i vitit. I thashë për sa orë më pret, ku në zonën e fushë kuqes. Sigurisht që nuk u takuam në zonën e fushë kuqes. Ervis Martinaj është personazh që tërheq shumë, besoj si gjithë personazhet e botës së krimit, për më tepër kur hyn edhe showbizi dhe politika, njeri që konsiderohej mbret i lojërave të fatit. Por ajo që unë i siguroj me përgjegjësi opinionin publik në rastin Martinaj por dhe në raste të tjera, nuk kam abuzuar qoftë dhe një germë të vetme, jam treguar besnike e provave dhe fakteve, kam arritur deri aty sa të siguroj dhe video. Unë ka një dosje që e ruaj që sipas asaj që unë besoj deri në 3 vite duhet ta ruaj, dhe gjitha materialet përfshirë dhe dokumentet që janë të sigluara sekret unë i kam në atë dosje dhe patjetër që edhe në gjyq po të shkoj, jam e hapur për çfarëdolloj situate”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!