Gjashtë ditë para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar të Partisë, për t’u dhënë porositë e fundit. “Abc Neës” mëson se porosia e Ramës ka qenë vijimi i fushatës me qetësi dhe pa u provokuar. “Mos lejoni asnjë tjetërsim vote. Mos u provokoni dhe dokumentoni episoidet e dhunës”, mesohet t’u jetë drejtuar kryeministri deputetëve të tij dhe anëtarëve të kryesisë.
Gjithashtu, në mbledhjen që ka zgjatur rreth 45 minuta, është vendosur që mitingu përmbyllës i kësaj fushate zgjedhore të bëhet në qytetin e Vlorës. /ABC News Albania24/7