Një djalë nëntë vjeç mashtroi babanë e tij për të blerë një qenush duke imituar nënën e tij në mesazhe.
Noah Ley i pafytyrë përdori fjalë si “ç’kemi zemër” dhe “dashuri” për ta bërë Kevyn të mendonte se ishte dakord.
Në mënyrë qesharake, Noah e vulosi marrëveshjen duke nënshkruar: “Kev merr vetëm një, fëmijët po qajnë”.
Kevin 43-vjeç dhe gruaja e tij kishin diskutuar për të marrë një qen të dytë në familje, por fillimisht nuk kishin gjetur konsensusin me njëri-0tjetrin.
Ndërkohë një ditë duke u kthyer nga puna Kevin i shkruan mesazh bashkëshortes së tij që një qen i bukur është në shitje, dhe menjëherë merr një përgjigje pozitive.
Por në të vërtetë përgjigja nuk ishte kthyer nga Zhaninë por nga djali i tyre 9-vjeç.
/Abcnews.al/